Vendosni fjalën kyçe....

Chelsea dhe Bayern kalojnë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve


Chelsea dhe Bayern Mynih janë dy ekipet e fundit që plotësojnë 8-skuadrat çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve

Londinezët mposhtën me rezultatin 2-0  Atletico Madrid.

Të favorizuar nga fitorja e parë 1-0, të besuarit e Tuchel, shfrytëzuan një kundërsulm në pjesën e parë ku Ziyech e finalizoi me lehtësi. Në minutën e 82-të Saviç le të tijët me 10 lojtarë, kurse në fund Emerson mendon për golin e festës dhe të dytin.

Nga ana tjetër Bayern i cili ishte thuajse i kualifikuar pas fitores 1-4 në Romë, e mposhti sërish Lazion 2-1.

Lewandowski finalizoi një penallti në pjesën e parë. Ndërsa Choupo-Moting vetëm dy minuta pasi u fut në lojë realizoi të dytin. Për golin e nderit nga lacialët mendoi Parolo.

Në çerekfinale janë kualifikuar, Liverpool,Chelsea, Manchester City, PSG, Real Madrid, Bayern Mynih apo Borussia Dortmund, që të gjitha në shortin të premtes do të kërkojnë të peshkojnë Porton, e cila në fazën e mëparshme eliminoi Juventusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *