Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi prezanton kandidatin Blenard Nonaj në Skrapar: Do marrim 3 mandate


Këtë mëngjes, kryetarja e LSI-së ka shkruar në Skrapar pët të prezantuar kandidatin për deputet të zonës, Blenard Nonajn.

Ajo u shpreh e bindur se LSI-ja do dalë nga zgjedhjet e 25 prillit me tre mandate në Berat.

 “Mundësitë tona për të marrë tre mandate janë plotësisht të realizueshme, e vetmja gjë që është shumë e rëndësishme është komunikimi me njerëzit. Përfaqësimi që ne kemi zgjedhur në qarkun e Beratit, e Skrapar, Blenardit e bën të mundshme se na e ka krijuar shansin e kontaktit me njerëzit”– tha zonja Kryemadhi.

Ajo shtoi se Skrapari është qytet i bekuar, dhe i uroi suksese Nonajt duke u shprehur e sigurt se ‘fati i mbarë’ do ta ndjekë edhe për shkak të Malit të Tomorrit: “Skrapari është qytet i bekuar me malin e Tomorrit, e shikon edhe Zoti me sy, kështu që suksese doktor, siç më ka dalë mua mirë …”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *