Vendosni fjalën kyçe....

Shtetet republikane sfidojnë administratën Biden, heqin detyrimin e mbajtjes së maskës e i japin fund karantinës


Wyoming në SHBA u bë shteti i fundit që lehtësoi rregullat e tij Covid-19 në kundërshtim me udhëzimet e administratës së Biden, pasi Guvernatori Mark Gordon njoftoi se mbajtja e maskës me detyrim do hiqet dhe se bizneset do lejohen të rikthehen në punë.

Nga 16 marsi, baret, restorantet, teatrot dhe palestrat do të lejohen të rifillojnë funksionimin normal dhe mbajtja me detyrim e maskës do hiqet, tha Gordon të hënën në një deklaratë. Maskat do të vazhdojnë të kërkohen në shkolla dhe banorët nxiten t’i mbajnë ato në hapësirat e brendshme publike.

Gordon ndoqi guvernatorët e tjerë republikanë në heqjen e kufizimeve të Covid-19. Guvernatorët në Teksas dhe Misisipi javën e kaluar si dhe Iowa dhe Montana më herët kanë hequr mbajtjen me detyrim të maskës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *