Vendosni fjalën kyçe....

Mbretëresha thyen heshtjen pas akuzave të princit Harry dhe Meghanit: Shqetësuese komentet për racën


Mbretëresha Elizabeth dhe familja e saj kanë reaguar përmes një deklarate, pas intervistës së bujshme të nipit të saj princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle.

Çifti bënë akuza shumë të forta për një anëtar të familjes mbretërore britanike, se kishte bërë komente raciste në lidhje me si do ta kishte ngjyrën e lëkurës djali i tyre, kur Meghan ishte shtatzënë.

Po ashtu Meghan tha se thirrjet e saj për ndihmë kur donte t’i jepte fund jetës ishin injoruar dhe nuk i ishte lejuar të merrte ndihmë në një institucion të shëndetit mendor.

Në deklaratë, mbretëresha shpreh shqetësime për komentet e bëra lidhur me ngjyrën e lëkurës së foshnjës dhe se ky rast do të hetohej nga familja privatisht.

“E gjithë familja është e pikëlluar për të mësuar shkallën e plotë të asaj se sa sfiduese kanë qenë vitet e fundit për Harry dhe Meghan.

Çështjet e ngritura, veçanërisht ajo e racës, janë shqetësuese. Ndërsa disa kujtime mund të ndryshojnë, ato merren shumë seriozisht dhe do të trajtohen nga familja privatisht.”- thuhet në reagimin e Pallatit Mbretëror.

Deklarata mbyllet: “Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë shumë të dashur të familjes.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *