Vendosni fjalën kyçe....

Guvernatorja republikane në SHBA miraton ligjin që ndalon transgjinorët meshkuj të marrin pjesë në sportet femërore


Guvernatorja e Dakotës së Jugut, Kristi Noem, u zotua të nënshkruajë legjislacionin që do të ndalojë meshkujt biologjikë të konkurrojnë në sportet e femrave, pasi disa shtete të tjera të kontrolluara nga Republikanët bënë të njëjtën gjë, për të dërguar një mesazh mbi politikën gjinore.

“Ne jemi duke festuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas duke mbrojtur sportet e grave.” – tha Noem të hënën në Twitter, disa minuta pasi Senati i Dakotës së Jugut miratoi legjislacionin shtetëror për Drejtësinë e Grave në Sport.

Projektligji i Dakotës së Jugut u miratua pasi ligjvënësit e Misisipit miratuan legjislacionin e ngjashëm javën e kaluar. Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves, tha të enjten se ai do të nënshkruante projektligjin, duke e bërë atë ligj.

Idaho vitin e kaluar u bë shteti i parë amerikan që miratoi një ligj që ndalon gratë transgjinore të garojnë në sportet e vajzave dhe grave, por një vendim i gjykatës federale ka ndaluar zbatimin e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *