Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Nga listat e PD-së pres fitoren e thellë të zgjedhjeve


Ish-kryeministri Sali Berisha në një intervistë për emisionin “PolitikON” ka treguar se çfarë pret nga listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 prillit.

Berisha tha se nga lista pret që të arrihet fitorja e thellë e zgjedhjeve.

Nga PD-ja pres listën e fitores së thellë të këtyre zgjedhjeve, sepse tashmë janë bërë publike prej kohësh propozimet. Kryesia do të vendosë sonte, midis 320 kandidatura për ata që mendon se do të jenë më të mirët për betejën e zgjedhjeve.

Në dijeninë time vendimi i parë është marrë nga komisioni i përzgjedhjet së kandidaturave dhe vendimi përfundimtar merret nga kryesia e partisë. Komisioni përzgjedhës është respektuar dhe do të respektohet. Lista nga do të dalin deputetët janë nga ato që kanë propozuar në komision. Po 20% e emërtesës do t’i takojnë kryesisë së partisë dhe kryetarit”-deklaroi Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *