Vendosni fjalën kyçe....

80 milionë lekë gjoba në fundjavë për maskën ose lëvizjet pas orës 20:00


2184 persona janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë gjatë fundjavës pasi janë kapur pa maskën mbrojtëse.

304 të tjerë janë ndëshkuar me të njëjtën masë pasi janë kapur pa maskë në mjetet e transportit publik ose në mjetet private me persona jashtë familjes.

Katër subjekte janë gjobitur me nga 1 milion lekë të reja pasi sipas policisë janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë.

19 persona që janë kapur duke lëvizur pas orës 20:00 të mbrëmjes janë gjobitur me nga 10 mijë lekë të reja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *