Vendosni fjalën kyçe....

Rama në kantierin e Rindërtimit në Rrëshen, batuta me biznesmenin: Konsideroje këtë dhuratë nga Zoti


Kryeministri Edi Rama mëngjesit e sotëm ka shkuar të inspektojë lagjen e re të Rindërtimit në Rrëshen, ku sipas tij do të ndërtohen 35 banesa individuale 6 pallate dhe 68 apartamente.

Gjatë kësaj vizite, Rama shkëmbeu batuta me një biznesmen të ndërtimit, duke i thënë atij që ta bëjë lagjen si banesën e tij. E këtu i thotë biznesmenit, që ta konsiderojë këtë mundësi si “dhuratë nga Zoti”.

“Do ta bësh si për shtëpinë tate. S’do i lësh asgjë mangut. Jo se është financimi, por edhe për shpirtin tënd. Se ju biznesmenët duhet t’i quani ‘dhurata nga zoti’ këto mundësi që të lehtësoni shpirtin, që kur të shkoni në botën tjetër të thoni: vërtet fitova shumë, por kam ndihmuar edhe të tjerë. Se për ju të biznesit s’ka vend në parajsë. Puno sot që ta kesh vendin në parajsë, jo në ferr.”– tha Rama. Por po të pyesim njëherë ata që vuajtën dëmet e tërmetit, apo humbën njerëzit e tyre të dashur nga tërmeti i 26 nëntorit, se sa do e konsiderojnë këtë ‘dhuratë nga Zoti’, me siguri nuk do mendojnë njëlloj si Rama.

Kryeministri i krahasoi zonat e reja zhvillimore të ndërtimit me resortet turistike apo blloqet rezidenciale.

“Zonat e reja për zhvillim janë për hir të së vërtetës njësoj si resortet turistike që jemi mësuar të shofim. Ndryshimi është se ato janë për ata që kanë mundësi t’i blejnë, këto janë për ata që s’kanë mundësi t’i blejnë.”– tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *