Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Spitalet para 7 vitesh nuk kishin batanije, e në oborr shiteshin gjyslykë “Gucci dhe Versace”


Gjatë prezantimit të tij të programit të Shëndetësisë, kryeministri Edi Rama bëri një bilanc të sistemit të shëndetësisë se si e gjeti dhe si e ktheu gjatë këtyre 7 viteve qeverisje.

Rama publikoi me foto se si i gjetën spitalet, të cilat sipas tij para 7 vitesh nuk kishin as batanije, ndërsa në oborr shiteshin syze “Gucci dhe Versace”. Por këtë markën e fundit e përmend në dialektin e zonës së Kurbinit,”Versaqe”.

“ E mira nuk ka fund. Sepse kështu është me ju. E keqja harrohet shpejt, e mira nuk ka fund. Duket gati e pamundur të kujtohet se çfarë qameti ishte shëndetësia jonë para se të nisnim transformimit. Kur unë postoj foto të atyre viteve aspak të largëta e të këtyre ditëve në krah, nuk janë të pakët njerëzit që shkruajnë me ironi, të shara e akuza a thua se kanë përpara një iluzion optik. Spitalet me batanije lara lara apo pa batanije, me pacientë që vinin duke u mbajtur për krahu nga familjarët, carcafë të zverdhur, instrumente mjekësore të pasterilizuar, 50 mijë infeksione post-operatore çdo vit.

Spitale me aparatura të vjetra, mure me harta prej lagështisë, dysheme të shtruara si mozaik të historisë së korrupsionit e keqadministrimit, ambulanca të tejlodhura që nuk mbërrinin kurrë në kohë, spitale të rrethuara nga tregje, dyqane e kalimtarë.

Spitale me turma që nuk dallohej mjeku nga pacienti. Spitale me kangjella lloj lloje, gjeje në ato pazare, rroba të varura në diell, me lodra e zarzavate, syze Gucci e Versaqe, që prisnin familjarët e pacientëve për të marrë recetat. Kush nuk më thotë këto, ose ka humbje të memories, ose memorien e ka me pasëordin e opozitës.

Nuk jemi ende aty ku duhet e ku donim, e ku do të jemi nëse nuk ndalemi e nuk rrotullohemi rreth vetes por shkojnë përpara me punë e durim.

Pikërisht se që prej ditës së parë kur morëm detyrën, nuk kemi fjetur gjumë, por kemi nisur një punë të madhe, nuk na gjeti gafil por të përgatitur, u futëm në mbrojtje si popull, u mbyllëm fort. Si njerëzit që na keni besuar, nuk e ndaluam punën për t’u armatosur sa më mirë, e ndërkohë që armiku i padukshëm shtrihej mes nesh.” – u shpreh Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *