Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Meta: Jap dorëheqjen më 26 Prill, po u konfirmua kjo shumicë pa prekur votën e popullit


Gjatë fjalës së tij në takimin e sotëm me përfaqësues të Shoqërisë Civile, Presidenti Ilir Meta tha se në qoftëse qeveria socialiste që është në pushtet, konfirmohet përsëri në zgjedhjet e 25 Prillit pa prekur “votën e popullit”, pra pa shitje-blerje votash e pa mashtrime elektorale, ai do të japë dorëheqjen.

“Presidenti ka thënë, në qoftëse kjo shumicë aktuale konfirmohet në mënyrë demokratike pa prekur votën e popullit, siç ka ndodhur me zgjedhjet që i dimë në të kaluarën, presidenti jep dorëheqjen në datën 26 Prill. Dhe s’ka asnjë shqetësim dhe këtë le ta dinë të gjithë kur të shkojnë të votojnë, sepse jam një president që nuk i jam trembur kurrë zgjedhje. E kam thënë edhe më përpara se kjo krizë para dy vjetësh zgjidhet me zgjedhje, zgjedhje për Parlamentin, zgjedhje për pushtetin lokal dhe zgjedhje për Presidentin. Sepse nuk ka gjë më të mirë sesa populli të shprehet edhe për këtë çështje. Nuk i jam shmangur asnjëherë kësaj sfide.

Ama që tit ë dhunosh qytetarin shqiptar, kushdo qofsh, kjo është një gjë që nuk ka më ku të shkojë dhe nuk ka më ku të rrijë, sepse ne e dimë shumë mirë se çdo të thotë të humbasë Shqipëria edhe këtë mundësi.

Ne e dimë se në Shqipëri pritet e ardhmja e vërtetë europiane e Shqipërisë dhe e dimë shumë mirë se sa të interesuar ka që kjo e ardhme të minohet. Kshu që presidenti, për të hequr merakun e kujtdo ka thënë. Nëse dikush ka merak që presidenti ndikon për ish-partinë e tij, ta ndëshkojnë. Dhe nëse ish-partia e tij përpiqet të vërë dorë mbi zgjedhjet, e të bëjë gjithçka kundër gjithë këtyre personave ta ndëshkojnë ish-partinë e tij. Dhe këtë duhet ta bëjnë si thirrje edhe kryetarët e partive të tjera e institucioneve të tjera. Për presidentin ka vetëm një rëndësi që vota e presidentit dhe e qytetarëve të tij të jenë të barabarta.”– deklaroi Meta.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *