Vendosni fjalën kyçe....

Balluku thumbon PD-në nga Kukësi: Sot u ul avioni i parë në aeroport, testimi me avion 3D


Ministrja e Infrastrukturës ka qenë në Kukës për të ndjekur uljen e avionit të parë mbi pistën e aeroportit të Kukësit.

Bëhet fjalë për një procedurë standarde që kryhet për të përcaktuar saktë uljen e avionëve në këtë pistë në të ardhmen, duke caktuar më pas hollësitë teknike.

Balluku thumboi PD-në teksa ecte mbi pistën e aeroportit teksa tha se testimi i sotëm po kryhej me avionë 3D.

“Këto janë procedura standarte që duhen kryer, për të pasur të gjithë eksperiencën se di më pas ne mund të procedojmë me çdo ngjarje. Do të ulet një avion për herë të parë pas gjithë ndryshimeve dhe punimeve të shpejta, por serioze dhe profesionale. Kur themi që avioni do të ulet, do ulet shumë afër pistës por pa e prekur tokën. Do të ulet deri në atë pikë që ne e konsiderojmë se procedura është e saktë. Testimi sot po kryhet me një avion 3D. Patëm një test të suksesshëm, dy ulje të avionit dhe i kemi hyrë një rruge drejt fundit.” – u shpreh Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *