Vendosni fjalën kyçe....

Deklarata e fortë e Kujtim Gjuzit: Mbi 2 mijë e 800 policë janë me diploma false, edhe ai që qëlloi Klodian Rashën


Në seancën e sotme plenare në Kuvend, deputeti Kujtim Gjuzi ka bërë deklarata mjaft të forta lidhur me vrasjen e Klodian Rashës.

Ai tha se efektivi Nevaldo Hajdaraj që qëlloi 25-vjeçarin duke i marrë atij jetën, ka qenë me diplomë false në polici e po kështu ka me mijëra efektivë që kanë diploma false.

“2887 persona në polici me diploma false, personi që ka qëlluar ndaj Klodian Rashës është me dokument false, nëse nuk është kështu, do jap dorëheqjen nga të gjitha post që kam.”– deklaroi Gjuzi.

Ai vijoi me deklaratat e forta, duke u kërkuar të gjithë deputetëve që të bëjnë testin e drogës.

“Të gjithë deputete të bëjnë testin e drogës, nëse ka deputet që drogohen nuk kanë vend këtu, nëse ka kryeministra që kanë përdorur drogë nuk kanë shanse që të kërkojnë një mandat të tretë. Nuk mund të jemi ne tualet e Europës.”– tha Gjuzi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *