Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Vorë, humb jetën pasagjeri 80-vjeçar


Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Vorë, ku një i moshuar ka humbur jetën.

Aksidenti ka ndodhur në fshatin Gjokaj, ku një makinë është përplasur me trafikndarësen e rrugës.

Për shkak të përplasjes, ka mbetur i vdekur në vend një 80-vjeçar, i cili ishte pasagjer në makinë. Ndërkohë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit.

“Në fshatin Gjokaj, Vorë, shtetasi H. S., ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi H. S, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve dhe pasagjeri në mjet shtetasi S. S., rreth 80 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.”– njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *