Vendosni fjalën kyçe....

Merr flakë godina e Shërbimit të Provës, ngjitur me burgun 313 në Tiranë


Godina e Shërbimit të Provës në Tiranë është përfshirë nga flakët.

Kjo godinë është ngjitur me murin rrethues të burgut 313 në rrugën “Jordan Misja” në Tiranë.

Shkaqet e zjarrit dhe masa e dëmit të shkaktuar nuk dihen ende.

Zjarrfikëset e mbërritura në vendin e ngjarjes bënë të mundur shuarjen e flakëve pa u përhapur në gjithë godinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *