Vendosni fjalën kyçe....

Naomi Osaka fiton Australia Open


Japonezja Naomi Osaka ka mposhtur tenisten amerikane Jennifer Brady në Australian Open, duke fituar çmimin e saj të dytë në këtë organizim në Melburn dhe çmimin e katërt Grand Slam në karrierën e saj.

Në ndeshjen e 20 shkurtit, të përcjellë me erë të madhe dhe para një audience të kufizuar prej 7,500 personash – për shkak të pandemisë së koronavirusit – Osaka ka fituar me rezultat, 6-4, 6-3.

“Në ndeshjen e fundit që fitova, nuk kam luajtur para tifozëve, prandaj kjo energji vërtet ka shumë rëndësi për mua”, ka thënë 23-vjeçarja pas fitores.

“Tani më duket se tani vërtet po luaj për titull Grand Slam, është privilegj i madh dhe është diçka që nuk do ta konsideroj ta garantuar, andaj faleminderit për këtë mundësi”.

Ndeshja finale në tenis, në kategorinë e meshkujve, në mes të serbit Novak Djokoviç dhe rusit, Daniil Medvedev do të zhvillohet më 21 shkurt.

Djokoviç mban pozitën e parë në listën botërore të tenistëve dhe ka fituar tetë çmime në turneun e Australian Open ndër vite.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *