Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë nga Covid-19 mjeku në Gramsh, i dhjeti që prej fillimit të shkurtit


Një tjetër mjek ka ndërruar jetë në vend lidhur me Covid-19. Bëhet fjalë për mjekun e spitalit të Gramshit, Nazmi Xhaferri, i cili ishte infektuar prej disa ditësh.

Shqipëria është një nga vendet me numrin më të lartë të mjekëve të vdekur nga koronavirusi.

Që prej fillimit të shkurtit 2021, në vend kanë ndërruar jetë dhjetë mjekë.

Më herët kanë humbur jetën nga Covid-19 mjekët Muharrem Nonaj, Jofis Dena, Mihal Kerci, Llambro Bala, Fatos Zaçe, Ali Kuqo, Hiqmet Shqerra, Rustem Keko e Ferdinand Shkrepa.

Lajmin për vdekjen e Xhaferrit e ka dhënë drejtori i spitalit të Gramshit me anë të një postimi në Facebook.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së një prej punonjësve shembullorë të Spitalit Gramsh, Z. Nazmi Xhaferri, si pasojë e infektimit me virusin COVID-19 në krye të detyrës. I ndjeri u bë heroi i parë ( me shpresën edhe i fundit) i personelit të Spitalit Gramsh, të cilët me vetëmohim kane qe nga fillimi i kësaj lufte që janë gadishmëri çdo dite përballë kësaj pandemie. Familjarët, kolegët dhe dashamirësit përcjellin sot një njeri me shumë vlera dhe kontribut në shoqerine tonë duke mos i harruar sakrificat, punën dhe mirësinë që ka percjellë midis tyre. Le të shërbejë kjo ndodhi si vepra e fundit e tij si punonjes i shëndetësisë duke iu drejtuar qytetarëve qe të tregojnë kujdesin e nevojshëm për të shmangur infektimin nga COVID-19 pasi pasojat janë të paimagjinueshme.” – shkruan drejtori i spitalit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *