Vendosni fjalën kyçe....

Motrat që akuzuan QSUT-në për mungesë shërbimit ndaj të atit kërkojnë dosjen e plotë nga spitali


Dy motrat që akuzuan para pak ditësh spitalin Infektiv se nuk i kishin dhënë shërbimin të atit, kanë treguar sot ngjarjen sipas tyre.

Motrat Lalo kanë rrëfyer në një intervistë për News24, çfarë ka ndodhur që nga momenti kur kanë telefonuar për herë të parë urgjencën.

Sipas tyre, ekipi i urgjencës nuk ka pasur as aparat për matjen e nivelit të oksigjenit në gjak.

“Erdhi grupi i urgjencës nuk kishte oksimetër na pyetën neve nëse kemi. Na thanë xhaxhi është top, mbajeni në shtëpi, merrni edhe oksigjen në shtëpi, thanë përdorni edhe Remdesivir. Pastaj mora edhe një ambulancë tjetër që e shoqëruan për të bërë analiza. Kemi shkuar rreth orës 2 në spital, shikoja ambulancat që nuk lëviznin, por kishte shkuar ora 5, ka qëndruar rreth 3 orë duke pritur.” – thotë njëra nga vajzat e personit që ndërroi jetë para pak ditësh në spital.

Po kështu vajzat kërkojnë të gjithë dosjen e babait të tyre e jo vetëm epikrizën.

“Kërkojmë dosjen komplet, jo epikrizën. Nuk duam ta politizojmë, kërkojmë të vërtetën për të hequr brengën që ne kemi brenda vetes.” – thonë vajzat e Rifat Lalos.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *