Vendosni fjalën kyçe....

Përfshihet nga flakët një garazh në Paskuqan, shkrumbohen dy makina


Dy makina janë djegur mëngjesin e sotëm teksa ndodheshin të parkuara në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në rrugën “Azem Galica”, në Paskuqan.

Zjarri mësohet se ka rënë në garazhin në pronësi të shtetasit​ me inicialet E. H., dhe janë djegur 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Paraprakisht, policia dyshon se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

 “Më datë 15.02.2021, rreth orës 02:50, në rrugën ‘Azem Galica’, në Paskuqan,  ka rënë zjarr në  garazhdin në pronësi të shetasit​ E. H., ku për pasojë janë përfshirë nga flakët dhe 2 mjete të cilat ishin të parkuara aty.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, ku aktualisht dyshohet se është ngjarje aksidentale.”– thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *