Vendosni fjalën kyçe....

Vjedhja e mbetur në tentativë në Roskovec, policia arreston një prej autorëve të dyshuar


Policia ka vënë në pranga një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me armë të mbetur në tentativë mbrëmjen e djeshme në Roskovec.

Policia në Fier, arrestoi në flagrancë i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 10.02.2021, ku katër persona të maskuar dhe me armë zjarri tentuan të vidhnin banesën e shtetasit A. Ç., 57 vjeç, dhe për pasojë ngeli i plagosur në këmbë kushëriri i 57-vjeçarit, shtetasi A. Ç, 47 vjeç.

Në pranga ra shtetasi E. B., 26 vjeç, banues në Vlorë.(I dënuar më parë për veprat penale “Plagosje” dhe “Vjedhje me dhunë”)

Gjatë kontrollit të mjetit tip “Nisan 26-vjeçarin i’u gjetën  dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një kapuç, maskë, një fenelinë dhe një radio si ajo e policisë, tre aparate celularë, një trapan, pesë copë fishekë arme gjahu, veshjet të dyshuara të përdorura në kohën e ngjarjes.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Një armë gjahu, shtatë fishekë arme gjahu, një thikë metalike, tre radio si ato të policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *