Vendosni fjalën kyçe....

Përmbytje në Kuçovë, uji mbulon banesa e biznese në lagjen në hyrje të qytetit (Video)


Reshjet e dendura kanë përmbytur toka e banesa në Kuçovë. Bëhet fjalë për banorët e lagjes Postbllok në hyrje të qytetit. Shtëpi e biznese të zonës janë mbuluar nga uji.

Në këtë lagje jetojnë më shumë se 100 familje. Ata kanë akuzuar kryebashkiakun e qytetit, duke qenë se kjo është një gjendje e përsëritur vit pas viti.

Banorët bëjnë thirrje për zgjidhje të problemit duke qenë se dëmet me të cilat përballen prej vitesh janë të mëdha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *