Vendosni fjalën kyçe....

“Kalashnikov” prezanton armën e së ardhmes, lejon shfaqjen në rrjet të gjahut të vrarë (Video)


Me frigoriferë dixhitalë dhe makina të lidhura me internetin, objektet e përditshme po bëhen përherë e më të mençura. Në saj të zhvillimit të teknologjis, prodhuesi rus i armëve, e ka përdorur këtë gjë në armët e gjahut, duke prodhuar një të tillë tejet të përparuar.

Dmitry Tarasov, drejtori i përgjithshëm i grupit të ndërmarrjeve ‘Kalashnikov’, i famshëm për pushkën automatike AK-47, u dha gazetarëve një pamje të re të armës.

Ai e përshkroi armën inteligjente ‘MP-155 Ultima’ si një ‘armë vegël’ që mund të tërheqë audiencë më të gjerë sesa armët e zjarrit tradicionale.

Ajo përmban një procesor që mund të përdoret për të sinkronizuar për të kuptuar sa predha keni ende brenda armës, një busull për navigim, madje edhe regjistrime video në mënyrë që përdoruesi të mund të shpërndajë vrasjet e kafshëve me miqtë dhe ndjekësit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *