Vendosni fjalën kyçe....

Mbetet i mbyllur kalimi nga Kapshtica deri më 22 shkurt


Greqia ka shtyrë përsëri afatin e bllokimit të pikës kufitare të Kapshticës për shkak të pandemisë.

Pala greke ka njoftuar se deri në datën 22 shkurt, do të lejohet kalimi nga kufiri i Kapshticës vetëm nga Greqia drejt Shqipërisë, për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë. Por dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë vijon të jetë e bllokuar. 

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë njoftuar qytetarët mbi vendimin e palës greke.

NJOFTIMI

Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 22.02.2021.

Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur.

Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamiona mallrash). Mjetet si autobusa, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *