Vendosni fjalën kyçe....

Kim mesazh për zgjedhjet e 25 prillit, përmend Tom Doshin: Shqiptarët meritojnë më mirë se kaq


Ambasadorja amerikane ka përmendur emrin e Tom Doshit, lidhur me emrat e kandidatëve që do garojnë në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas Kim, votuesit shqiptarë meritojnë më shumë se kaq.

Ajo ka publikuar në faqen e saj në Twitter një vendim të Departamentit Amerikan të Shtetit që i ndalon Doshit të udhëtojë drejt SHBA-së.

“Ndërsa autoritetet zgjedhore përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky përcaktim publik për korrupsion madhor, i vendosur nga Sekretari i Shtetit pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kaq.” – shkruan Kim.