Vendosni fjalën kyçe....

Rama merr dozën e dytë të vaksinës: Ne dhe Serbia të vetmet në rajon që kemi nisur vaksinimin


Ka nisur sot në stadiumin “Air Albania” procesi i vaksinimit anti-COVID për dozën e dytë.

I pari që është vaksinuar ka qenë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili tha se nga doza e parë e vaksinës nuk kishte pësuar asnjë efekt anësor.

Pas Ramës e mori dozën e dytë të vaksinës dhe drejtoresha e Spitalit Infektiv Najada Çomo.

Pasi u pyet nga gazetarët nëse mund të quhet tani i imunizuar, Rama tha se imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin.

Ai foli dhe për një situatë kaotike me furnizimin me vaksina në të gjithë Europën. Ai theksoi se Shqipëria dhe Serbia janë dy vendet e vetme që kanë nisur procesin e vaksinimit.

 “Imunizimi ka nevojë për të gjithë ciklin dhe ajo që është më e rëndësishme është që kemi hyrë në zbatimin e kontratës me Pfizer. Dje kanë ardhur dozat që kanë hapur rrugën.

Natyrisht që nëse i shohim numrat ngushtë, nëse nuk e shohim të gjithë panoramën dhe të gjithë planin, atëherë që patjetër duken shumë pak, por në fakt e para mos harrojmë që në rajon jemi i vetmi vend së bashku me Serbinë që ka hyrë në zbatimi ne kontratës dhe ka filluar vaksinimin për mjekët dhe infermierët.

Së dyti, mos harrojmë që situata e furnizimit me vaksina në gjithë Europën është tejet kaotike.

Vendet e mëdha kanë filluar kërcënimet për ndjekjen në rrugën gjyqësore për kompanitë. Oferta është shumë e ulët për shkak të numrit të prodhimit.”- tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *