Vendosni fjalën kyçe....

Albin Kurti: E duam referendumin, por nuk do nisim një luftë të tretë ballkanike për t’u bashkuar me Shqipërinë


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë me me redaktorët e revistës politike të Oksfordit, me të cilët ka folur për të drejtën e referendumit në Kosovë, për t’u bashkuar me Shqipërinë.

Edhe pse shprehet se Kosova duhet ta ketë të drejtën për këtë referendum, thotë se bashkimi me Shqipërinë duhet të bëhet në mënyrë paqësore dhe pa shkaktuar një tjetër ‘luftë ballkanike’.

“Kushtetuta e Kosovës thotë që Kosova nuk mund të bashkohet me ndonjë shtet tjetër. Serbët, boshnjakët e të tjerë janë qytetarë të Kosovës, por kur Serbia dëshiron të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës, atëherë Kosova është shtet i dobët për t’u konfrontuar me hegjemoninë e Serbisë. Serbia dëshiron që të krijojë Serbinë e Madhe pasi që Beogradi u bën presion serbëve nëpër shtete të Ballkanit të mos integrohen.

Ne duam të kemi të drejtën e referendumit, ne nuk duam të shohim ndonjë formë të dhunës për t’u bashkuar. Kosova duhet ta ketë të drejtën për referendum jo domosdo që të bashkohemi me Shqipërinë, por të kemi të drejtën e referendumit.

Nëse bëhet në formë paqësore dhe demokratike atëherë po bashkim me Shqipërinë dhe do ta respektojmë rezultatin por në asnjë mënyrë ne nuk do të nisim një luftë të tretë ballkanike në mënyrë që bashkohemi me Shqipërinë.”– ka deklaruar Kurti gjatë kësaj bisede.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *