Vendosni fjalën kyçe....

Ukraina ndalon përdorimin e vaksinës ruse kundër COVID-19


Parlamenti i Ukrainës ka miratuar këtë të premte një projekt-ligj që synon të përshpejtojë miratimin e vaksinave COVID-19, por nga ana tjetër ndalon miratimin e vaksinave të prodhuara në Rusi.

Qeveria ukrainase ka thënë se pret të marrë 100 mijë-200 mijë doza të vaksinës së prodhuar nga Pfizer Inc dhe BioNTech nën skemën globale të COVAX në muajin shkurt.

Asnjë vaksinë nuk është aprovuar ende në Ukrainë, por  siç shkruan “Reuters” autoritetet kanë thënë vazhdimisht që Kievi nuk do të miratojë ose përdorë vaksinat e Rusisë, me të cilat marrëdhëniet janë të tensionuara.

“Një forcë politike sapo krijoi një histeri mbi regjistrimin e vaksinës ruse.”– tha ministri i Shëndetësisë i Ukrainës, Maksym Stepanov në një konferencë televizive. “Mund të them menjëherë: Ju mund të jeni histerikë për një kohë shumë të gjatë, askush nuk do të regjistrojë vaksinën ruse në vend.”

Biolik, e cila është një kompani farmaceutike ukrainase e mbështetur nga Viktor Medvedchuk, një figurë e shquar e opozitës me prirje ruse, tha në fillim të këtij muaji se kishte aplikuar për të marrë miratimin e shtetit për të sjellë vaksinën ‘Sputnik V’ të Rusisë. Një lëvizje e ndjeshme kjo duke pasur parasysh marrëdhëniet e dobëta midis Kievit dhe Moskës.

Të dy vendet janë në mosmarrëveshje që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 dhe përfshirja në një konflikt në rajonin lindor të Ukrainës, Donbass.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *