Vendosni fjalën kyçe....

‘Youtube’ zgjat bllokimin ndaj Donald Trumpit, merr masa edhe për avokatin e tij


Platforma e ‘Youtube’-it e ka zgjatur pezullimin e ish-presidentit amerikan Donald Trump, për një kohë të pacaktuar.

Gjithashtu ka ndaluar avokatin e tij Rudy Giuliani që të mund të fitojë para nga përmbajtjet e hedhura në këtë platformë.

Kujtojmë se rrjeti social që është në pronësi të ‘Google’-it, vendosi një ndalim të përkohshëm në kanalin e Trumpit dy javë më parë, duke privuar 3 milionë abonentët e tij që të shihnin përmbajtjet e tij.

Kanali u ishte bashkuar kompanive të tjera të mëdha të teknologjisë në censurimin e Trumpit, pas trazirave në Kapitol mbi akuzat se ai nxiti ‘kryengritjen’ vdekjeprurëse.

‘YouTube’ tha veçmas se avokati i Trump Rudy Giuliani gjithashtu ishte hequr nga Programi i Partnerit – i cili lejon krijuesit të fitojnë para nga videot e tyre.

Ai është akuzuar për shkelje të vazhdueshme të politikës së ‘YouTube’-it kundër postimit të informacioneve mashtruese në lidhje me zgjedhjet në SHBA.

76-vjeçari ka postuar në kanalin e tij video të titulluara ‘Skema e Pagesës së Familjes së Krimit Biden’ dhe ‘Vjedhja Zgjedhore e Shekullit’, e cila ka rreth 600,000 abonentë.

Sipas ‘YouTube’-it, Giuliani do të jetë në gjendje të apelojë vendimin në 30 ditë – me kusht që çështjet themelore të jenë rregulluar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *