Vendosni fjalën kyçe....

Bledi Çuçi: Deklaroni ndryshimin e vendbanimit, përfitoni sa nuk do të ketë gjoba


Sipas ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi, nuk do të ketë më gjobë për kalimin e afatit 30 ditor të deklarimit të ndryshimit të vendbanimit.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë interpelancës së sotme, kur u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë deklarimet e ndryshimit të vendbanimit.

Megjithatë Çuçi nuk sqaroi se kur do të kthehet në fuqi gjoba për mosdeklarimin në zyrat e gjendjes civile.

“Kemi vendosur ta heqim për një kohë të caktuar, që ti lëmë hapësirë njeëzve që pa i ngarkuar financiarisht, pa gjobë ta bëjnë ndryshimin e vendbanimit.

Dua i bëj thirrje gjithë shqiptarëve që tani nuk aplikohet gjobë nëse ka kaluar afati 30 ditor i deklarimit të ndryshimit të vendbanimit.

Të përfitojnë nga kjo lehtësi ta bëjnë sa më shpejt këtë deklarim, mund të shkoni në zyrat e gjendjes civile ta bëni këtë ndryshim pa u penalizuar”, tha ministri Çuçi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *