Vendosni fjalën kyçe....

Gjobiten 885 persona në vend, u kapën pa maskë ose duke lëvizur pas orës 22:00


885 persona janë ndëshkuar 24 orët e fundit në vend për maskën e lëvizjet pas orës 22:00.

Sipas policisë 874 persona janë ndëshkuar me nga 3 mijë lekë pasi janë kapur duke lëvizur pa maskë. 9 prej tyre janë shoqëruar fillimisht në polici pasi nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentin e identifikimit.

Një subjekt është ndëshkuar me 1 milion lekë pasi është kapur duke e ushtruar veprimtarinë në shkelje të protokollit të sigurisë, sipas policisë.

10 qytetarë janë gjobitur me nga 10 mijë lekë pasi janë kapur duke lëvizur në rrugë pas orës 22:00 pa arsye të domosdoshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *