Vendosni fjalën kyçe....

Këto portrete të kafshëve kanë mbledhur 50 mijë paund për të pastrehët (FOTOT)


Një artist në Britani i cili vizaton portrete të kafshëve shtëpiake ka mbledhur rreth 50,000 paund për bamirësi, për t’u ardhur në ndihmë të pastrehëve.

Siç shkruan BBC, Phil Heckels filloi të punojë nën pseudonimin “Hercule Van Ëolfëinkle” në vitin 2020.

Ai vizaroi qenin e tij dhe e publikoi atë në Facebook, duke kërkuar pagesa me shaka, por filloi të merrte me të vërtetë kërkesa për vizatimin e tij.

Tani vizatimet e tij kanë rezultuar jashtëzakonisht të popullarizuara tek pronarët e kafshëve shtëpiake, pasi me dhjetëra njerëz e kontaktojnë atë çdo ditë.

Portretet u tregtuan fillimisht me çmimin e shakasë prej 299 paundësh dhe ky u bë objektivi i tij origjinal i mbledhjes së fondeve.

Tani ai ka ambicie për të arritur në 75,000 paund dhe është zotuar publikisht të bëjë tatuazhin e tij të pare, një nënshkrim në vithe, pasi të arrijë këtë qëllimi.

“Mbaj mend që isha ulur në divan me gruan time, duke qeshur se kurrë nuk do të arrinim në 299 paund dhe tani jemi këtu. Do të doja ta bëja këtë përgjithmonë, thjesht po mësoj se si e vazhdojmë, sepse në thelb kam krijuar një punë të dytë me kohë të plotë për veten time.”– tregon artisti.

Portretet nuk paguhen direkt.

Çdokush mund të bëjë një dhurim brenda mundësive të tij në faqen e ‘JustGiving’ të Hercule dhe t’i dërgojë atij një fotografi për ta vizatuar.

Njerëzit ishin të etur ta paguanin, por ai i tha BBC-së se nuk do t’i merrte paratë pasi “fotografitë janë mbeturina”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *