Vendosni fjalën kyçe....

Epidemiologu: Këtë vit s’kemi asnjë rast me grip sezonal në vend, mbizotëron Covid-19


Edhe pse në pik të sezonit në gripit, në vend nuk ka asnjë rast të izoluar. Sipas epidemiologut Artan Simaku, këtë vit mbizotëron Covid-19.

“Rastet e testuara deri tani kanë rezultuar negative për grip dhe situata monitorihet ditë pas dite dhe javë pas jave. Nga ana shkencore kur mbizotëron qarkullimi intensiv i një virusi, viruset e tjera ose nuk qarkullojnë ose qarkullojnë në një nivel shumë të ulët. Aktualisht jemi në pandemi, edhe në shtetet që është evidentuar qarkullimi i gripit, rastet janë shumë të pakta.” – tha Simaku për Report TV.

Ai shtoi se mbajtja e maskës është një tjetër masë që ka ndihmuar në parandalimin e gripit sezonal. Po kështu Simaku tha se në vend nuk ka ende asnjë rast të koronavirusit të ri që u zbulua në Britani pak javë më parë.

“Deri tani në Shqipëri nuk është evidentuar asnjë rast me këto variantet e reja apo të ashtuquajtura mutacione. Studimet që janë kryer në shtet ku ka qarkulluar lidhen me një agresivitet më të shtuar se sa shtamet normale qarkulluese.” – shtoi Simaku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *