Vendosni fjalën kyçe....

Rënie gurësh në rrugën Librazhd-Elbasan, paralajmërohen drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes


Shirat e rrëmbyeshëm që kanë goditur vendin së fundmi kanë çuar në rrëshqitje dherash në rrugën Librazhd-Elbasan. Sipas ARRSH-së, rënia e gurëve ka ndodhur pranë Murashit ndërsa po punohet për pastrimin e rrugës.

Po kështu i bëhet thirrje shoferëve që të tregojnë kujdes për shkak të lagështirës së shtuar në rrugë.

Probleme janë raportuar edhe në rrugën Leskovik – Pobickë në bashkinë e Kolonjës, për shkak të rrëshqitjes së dherave, por situata është kthyer në normalitet pas ndërhyrjes.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *