Vendosni fjalën kyçe....

Nasip Naço tërheq pas vetes Gledion Rehovicën, edhe ai lë LSI-në për PS-në


Pas Nasip Naços dhe Aleksandër Lipivanit, një tjetër ish-deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka vendosur të largohet nga kjo parti për t’ju bashkuar Partisë Socialiste.

Bëhet fjalë për Gledion Rehovicën, i cili ka deklaruar para kamerave se ka arritur në këtë vendim pasi LSI-ja i ka thyer besimin.

Sipas tij, LSI është kthyer në një klub në Tiranë që mbush televizionin me sharje.

“Për mua ka qenë një vendim i vështirë, por i imponuar nga një sjellje politike që ka thyer besimin tim dhe qytetarëve që na kanë votuar dhe jam shumë i keqardhur që kaq shumë njerëz dhe figura të LSI-së janë larguar dhe po vazhdojnë të largohen nga LSI-ja sepse këtë parti e kemi ngritur me mish e me shpirt.

Personalisht jam shumë krenar dhe i lumtur që u kam shërbyer këtyre njerëzve dhe unë kam qenë me ta para se të ekzistonte LSI, isha me ta gjate kohës që i shërbyem LSI-së si alternativë prej shumë vitesh dhe do të jem me ta edhe tani që LSI ekziston vetëm si një klub në Tiranë që mbush televizorët me sharje.

Eksperimenti LSI për mua sot ka mbaruar, Berati ka nevojë për punë dhe progres, ka nevojë te eci përpara dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja me Edi Ramën Kryeministër! Jo se PS-ja nuk ka të meta e gabime, po është e vetmja parti me vision sot”, tha Rehovica.

Pak kohë më parë, nga LSI-ja e Beratit u largua dhe ish-ministri Nasip Naço i cili gjithashtu vendosi t’i bashkohej PS-së. Ditë më parë edhe ish-drejtori i portit të Durrësit dhe i Aviacionit Civil, Aleksandër Lipivani, gjithashtu iu bashkua PS-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *