Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria kërkon pushimin e çështjes së vetëvrasjes së biznesmenit Eugert Lazaj


Prokuroria e Tiranës ka kërkuar pushimin e çështjes, në lidhje me vetëvrasjen e biznesmenit Eugert Lazaj më 30 korrik 2020.

Kujtojmë se hetimet nisën pasi nga analiza e pistoletës që u gjet në vilën ku u vra biznesmeni 37-vjeçar, doli se ajo ishte e njëjta armë që ishte përdorur në përplasjen e bujshme të vitit 2018 në zonën e ish-Bllokut.

Prokuroria nuk ka arritur të zbardhë dot sesi përfundoi pistoleta tip “Glock” në vilën luksoze në pronësi të biznesmenit Eugert Lazaj.

Kjo pistoletë ishte e pronarit të lokalit ku ndodhi përplasja në Bllok, Redi Popesku, i cili pretendon se e ka humbur.

Tashmë do jetë gjykata e cila do të vendosë nëse do e pranojë apo jo kërkesën e prokurorisë.

Eugert Lazaj u gjet i vetëvrarë në banesën e tij në Lundër në një kompleks luksoz në Tiranë, në korrik të vitit të kaluar. Lazaj ishte pronar i një kompleksi në Maminas, si dhe e “Adorions Palace” në hyrje të rrugës për në Gjirin e Lalzit, buzë autostradës Tiranë-Durrës.

Biznesmeni ishte i lindur e rritur në Shqipëri, por e ka lënë shtetësinë shqiptare qysh më 26.11.2004, në moshën 21-vjeçare. Ai mori nënshtetësinë gjermane ku jetonte dhe punonte prej shumë vitesh së bashku me familjen e tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *