Vendosni fjalën kyçe....

ARRSH informon për gjendjen e rrugëve: Akset ku ka patur probleme dhe po punohet për pastrim


ARRSH ka publikuar informacionet zyrtare lidhur me gjendjen e akseve kombëtare nga veriu në jug pas reshjeve të dendura të shiut dhe borës që kanë përfshirë gjithë vendin.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar, gjatë natës ka patur reshje bore në Kukës dhe në Tropojë por qarkullimi atje vijon normalisht pas pastrimit të rrugës.

Ndërsa në aksin Elbasan-Librazhd ka patur rënie intertesh, e në Berat-Çorovodë dhe Strelcë-Moglicë ka patur probleme por tani qarkullimi po vijon normalisht në të gjitha akset.

 TË DHËNAT E ARRSH-së

📌Njoftim mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore 🌨në qarkun e Kukësit dhe të Tropojës 🚧 është punuar për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës, qarkullimi vazhdon normalisht.

⚠️Po punohet me mjete e punëtorë në aksin Elbasan-Librazd pasi ka rënie të inerteve në rrugë, qarkullimi bëhet me dy kalime.

⚠️Po punohet në Berat-Çorovodë, në segmentin Strelcë-Moglicë, por pa sjellë probleme me qarkullimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *