Vendosni fjalën kyçe....

Nëse doni të udhëtoni drejt Britanisë ju duhet testi negativ i Covid-19


Britania e Madhe ka vendosur rregulla të rrepta për personat që duan të hyjnë në këtë vend.

Të gjithë udhëtarët duhet të dorëzojnë testin negativ të tamponit lidhur me Covid-19. Ai duhet të jetë jo më i vjetër se 72 orë nga nisja e vendit të tyre.

Javët e fundit në Britani është zbuluar një lloj i ri i Covid-19 dhe një pjesë e mirë e vendeve europiane i kanë mbyllur udhëtimet nga dhe për në Britani. Kjo e fundit që nga data 1 janar nuk është më pjesë e BE-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *