Vendosni fjalën kyçe....

“U xhirua në verë” – Lefter Koka flet për videon me Ramën ku i luten Naços t’u bashkohet


Lefter Koka ka reaguar lidhur me videon që ka qarkulluar ditën e djeshme të tij dhe të kryeministrit Edi Rama, të cilët të dehur i kërkojnë Nasip Naços që të bashkohet me ta.

Në një intervistë me “ABC News” Koka tha se ishte i befasuar me vendimin e Naços për t’u larguar nga LSI-ja dhe për t’u bashkuar me PS-në.

Ndërsa për videon thotë se është xhiruar në fund të sezonit veror dhe bëhet fjalë vetëm për një bisedë mes miqsh.

“Sigurisht është edhe për të qeshur me atë video që qarkulloi sot, është e bërë në fund të sezonit verior, ka qenë një komunikim mes miqsh.

Unë nuk besoj se as Naço dhe as unë nuk e kemi as moshën, dhe kemi eksperiencën të mos influencojmë te njëri tjetri për vendimet. Kam bërë një bisedë të sinqertë mes miqsh më parë kur u caktua në Durrës dhe sikur funksionon, i kemi thënë njëri tjetrit që në cdo rast të komunikojmë me njëri tjetrin nëse do të kishte keqinterpretime dhe ishte komunikim mes miqsh.”– ka deklaruar Koka.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *