Vendosni fjalën kyçe....

Momenti kur oficerët qëllojnë gruan brenda Kongresit Amerikan (VIDEO)


Në rrjetet sociale dhe mediet amerikane po qarkullon një video, nga momenti kur një grua u vra nga oficerët e policisë gjatë sulmit të protestuesve në Kapitol.

Shefi Robert J. Contee i Departamentit të Policisë Metropolitane u tha gazetarëve se gruaja ishte qëlluar nga një oficer policie kur oficerët u përballën me turmën. Ai shtoi se gruaja ndërroi jetë më vonë në spital dhe se ngjarja po hetohet.

“New York Times” shkruan se gjithashtu të paktën 14 oficerë të Policisë së Kapitollit u plagosën gjatë demonstratave të mërkurën.

Gruaja në videon që po qarkullon në rrjet shihet duke u ngjitur në një parvaz të vogël pranë një dere brenda ndërtesës, para se të dëgjohej një krismë arme. Gruaja ra në tokë. Një burrë me një helmetë dhe një pushkë të stilit ushtarak qëndroi pranë saj pasi ajo ra, dhe thirrjet e “policisë” mund të dëgjoheshin ndërsa një burrë me kostum iu afrua gruas dhe u përkul pranë saj.

“Ku është goditur ajo?”– bërtisnin njerëzit ndërsa gruaja nxirrte gjak nga goja.

Nga protestat kanë mbetur të vrarë edhe tre persona të tjerë, si dhe me dhjetëra të plagosur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *