Vendosni fjalën kyçe....

Rriten testimet rriten dhe rastet ditore të Covid-19 në Shqipëri, 7 viktima në 24 orë


Janë rritur rastet ditore në vendin tonë gjatë 24 orëve pas rritjes së testimeve.

Kështu, gjatë 24 orëve janë regjistruar 725 raste të reja nga testimi i 3906 personave. Në orët e fundit kanë humbur jetën 7 persona.

Aktualisht në të gjitha spitalet Covid-19 në vendin tonë po trajtohen për Covid-19 273 persona.

Numri total i rasteve ka shkuar në 61008 persona ndërsa rastet aktive janë 23689 persona.

Që prej fillimit të pandemisë kanë humbur jetën nga Covid-19 1217 persona.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *