Vendosni fjalën kyçe....

Kosova njofton se ka siguruar 500 mijë vaksina kundër Covid-19 nga Pfizer


Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka njoftuar se ka arritur të sigurojë një sasi prej 500 mijë dozash të vaksinës Covid-19 të prodhuara nga kompania Pfizer.

Në njoftim theksohet se marrëveshja është arritur pas një mbledhjeje virtuale me drejtuesit e kësaj kompanie.

Po kështu në njoftim thuhet se Kosova do marrë edhe 360 mijë vaksina falas nga mekanizmi Covax dhe se ato do jenë falas.

Njoftimi

Kosova siguron 500 000 vaksina anti COVID nga Pfizer. Në kuadër të angazhimeve konkrete për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, dëshiroj të ndaj me qytetarët informatën se kemi siguruar 500 000 vaksina kundër kësaj sëmundje nga kompania Pfizer.

Konfirmimin për sigurimin e këtyre vaksinave na e kanë dhënë përfaqësuesit e Pfizer gjatë një takimi virtual të mbajtur sot me ta. Siç e kemi bërë të ditur edhe më herët, MSh ka qenë e angazhuar prej muajsh në shumë drejtime për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, me qëllim të përmbushjes së obligimeve që kemi ndaj qytetarëve dhe ruajtjes së shëndetit publik të tyre.

Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë mbesin të përkushtuara që qytetarëve tanë t’u sigurojmë mbrojtje përmes vaksinimit gjithëpërfshirës kundër Covid-19. Krahas kësaj, Kosova do të marr nga mekanizimi Covax edhe 360 000 vaksina falas për 20 për qind të popullatës.

Vaksina do të sigurohen për të gjitha grupet e popullatës që duhet të mbulohen me vaksinim sipas projeksioneve të IKSHPK-së. Vaksina kundër COVID-19, do t’u jepet falas qytetarëve të vend.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *