Vendosni fjalën kyçe....

Rama tregon kur do vijë vaksina në Shqipëri


Kryeministri Edi Rama, në një vizitë që bëri për festën e Krishtlindjes në spitalin infektiv ku takoi mjekët dhe infermierët që shërbejnë aty, foli edhe për vaksinimin anti-covid dhe kohën kur duhet të fillojë.

Rama tha se është në diskutime me kompanitë dhe pritet që brenda disa javëve të mbërrijnë vaksinat e para.

“Unë jam shumë i kujdesshëm në fjalët por jemi shumë afër përmbylljes së një marrëveshjeje me disa komponentë për vaksinën kështu që shpresoj se në fillim të vitit do të kemi edhe dozat e para, që sigurisht janë për ju. Do të vaksinoheni shumë shpejt, çështje javësh. SHBA ka vendosur ndalimin e eksportit të çdo doze. Për fillimin është problem. Unë kam folur me disa kryeministra dhe nuk i thonë shifrat se janë shumë më pak se ç’kishin premtuar ata. Ne jemi në komunikim me disa nga shtetet. Dhe pavarësisht marrëveshjes me Pfizer, jemi shumë afër edhe me Astra Zeneca”-deklaroi Kryeministri.

Ai shtoi se do jenë ekipet e spitaleve Covid që do marrin vaksinën të parët ndërsa tha se për vaksinimin masë do ngrihet një projekt te stadiumi Air Albania pasi ka më shumë hapësirë dhe ruhet distanca.

Jemi shumë afër dhe kemi shumë besim se për ekipet e spitaleve COVID që do të jenë të parët që vaksinohen do të jeni shumë shpejt.

Në stadiumin ‘Air Albania’ do të vendosen të gjithë ekipet e vaksinimit sepse në mjediset e hapura është më mirë, edhe për të shmangur radhët. Po bëjmë një projekt shumë të bukur që do të jetë gati në javën e parë të janarit.  T’ju imunizojmë juve një herë dhe pastaj hap pas hapi me të gjithë mjekët, mësuesit, punonjësit e policisë dhe pastaj me të tjerët“-tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *