Vendosni fjalën kyçe....

Ndryshon orari i meshës së Krishlindjeve, do mbahet në orën 18:00


Kryeipeshkvi i Kishës Katolike, George Frendo, ka thënë sot se mesha e Krishtlindjes do mbahet në orën 18:00 në respektim të kufizimeve që hyjnë në fuqi ditën e nesërme.

Komiteti i Ekspertëve vendosi pak ditë më parë se nga data 24 dhjetor deri në 4 janar, kufizimet e lëvizjes do hyjnë në fuqi në orën 20:30 të mbrëmjes nga ora 22:00 që ka qenë deri tani.

Në një intevistë për Report TV, Frendo tha se Kisha ka marrë masat për të zbatuar rregulloren e vendosur si distancimi social e mbajtja e maskave.

“Mesha e Krishtlindjes ishte parashikuar të mbahej në orën 20:00, por për shkak të ndryshimit të orës ajo do mbahët në orën 18:00 në mënyrqë që qytetarët të kthehen në shtëpi para orës 20:30. Në Katedralen tonë mesha do mbahet në orën 18:00, ndërsa në dioqezat e tjera para orës 18:30. Na erdhi keq për shumë arsye sepse pa u konsultuar morën vendimin, duke e ditur që ne si Kishë Katolike kremtonin lindjen e Jezu Krishtit.” – tha Frendo.

Më tej ai i këshilloi besimtarët që do marrin pjesë në meshë që të bëjnë kujdes e të zbatojnë masat për t’u ruajtur nga koronavirusi.

Po kështu ai tha se Kisha do vendosë një ekran jashtë mjediseve për të gjithë ata që nuk do kenë mundësinë ta ndjekin meshën brenda.

“Nga eksperienca ime unë këshilloj besimtarët, kini kujdes, mos të përjetoni atë që kam përjetuar. Kur të shohim që në Kishë nuk do të ketë më shumë vende, atëherë do të mbyllim kishën, dhe do të vendosim një ekran që meshën ta ndjekin jashtë.” – shtoi Frendo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *