Vendosni fjalën kyçe....

Esktradohen drejt Italisë dy shtetas shqiptarë, kërkohen nga drejtësia për trafik droge


Dy shtetas shqiptarë do ekstradohen drejt Italisë pasi kërkohen nga drejtësia e shtetit fqinj ku akuzohen për trafik lëndësh narkotike.

Operacioni është kryer në bashkëpunim mes Interpol Tiranës e Interpol Romës ndërsa personat që do ekstradohen janë 49-vjeçari me iniciale F.T. dhe 35-vjeçari Fation Xhezairi.

Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Apelit e Ankonës me 5 vjet e 9 muaj burg për trafik droge.

Njoftimi

Interpol Tirana

Falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën, ekstradohen drejt Italisë 2 shtetas shqiptarë të kërkuar nga drejtësia italiane për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Nga Interpol Tirana u ekstradua drejt Italisë shtetasi në kërkim ndërkombëtar F. T., 49 vjeç banues në Lushnjë, për të cilin Gjykata e Pavias, Itali, ka lëshuar urdhrin e arrestit për veprimtari kriminale në fushën e drogës. Shtetasi F. T. ka pasur rolin e menaxherit të një grupi që merrej me trafikim droge. Ky shtetas, në periudha të ndryshme kohore, merrej me sigurimin e lëndës narkotike të llojit kokainë. 

Po nga Interpol Tirana u ekstradua për në Itali shtetasi në kërkim ndërkombëtar Fation Xhezairi, 35 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata Apelit e Ankonës, Itali, e ka dënuar me 5 vjet, 9 muaj e 6 ditë burg, për veprën penale “Trafik droge”.

Nga fillimi i qershorit deri në fund të gushtit 2011, në një zonë të Italisë, ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, është marrë me shitje të lëndëve narkotike dhe ka menaxhuar dorëzimin e lëndëve narkotike të llojit  kokainë dhe heroinë nga tregtarë droge me origjinë nga Italia. Në disa raste ka hasur problematika për të marrë paratë që i kishin borxh tregtarët lokal të drogës, të cilët ai i kërcënonte dhe i detyronte me dhunë që t’i jepnin paratë. 

Në Rinas, specialistët e Interpol Tiranës, të dy shtetasit e arrestuar ua kanë dorëzuar oficerëve të eskortës Interpol Roma, për shoqërimin drejt Italisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *