Vendosni fjalën kyçe....

Meta kujton hyrjen e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve: 100 vjet më parë ishte akti unik në historinë e kombit


Presidenti Ilir Meta, ka kujtuar sot ditën kur Shqipëria 100 vjet më parë bëhej pjesë anëtare e Lidhjes së Kombeve.

Meta e quan akt unik në historinë e kombit që e etikoi Shqipërinë si subjekt të së drejtës ndërkombëtare.

Ai shprehu edhe mirënjohje për përpjekjet diplomatike të patriotëve dhe kryetarit të delegacionit të atëhershëm Fan.S.Noli.

Postimi i plotë:

Si sot, 100 vjet më parë, Shqipëria pranohet anëtare me të drejta të plota në Lidhjen e Kombeve. Ky akt unik në historinë e kombit tonë, sanksionoi shtetin shqiptar si subjekt të së drejtës ndërkombëtare, por mbi të gjitha përforcoi sovranitetin, rikonfirmoi pavarësinë dhe vendosi garanci për kufijtë e caktuar nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës të vitit 1913.

Mundi, sakrificat dhe luftërat e popullit shqiptar, sidomos përpjekjet diplomatike të patriotëve, kudo ku ndodheshin, veçanërisht të Federatës Patriotike “Vatra” dhe kryetarit të delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, Fan S. Noli, u kurorëzuan nëpërmjet këtij akti jashtëzakonisht të rëndësishëm, që e pranoi Shqipërinë, edhe pse të lodhur e të copëtuar nga Lufta e Parë Botërore, si të barabartë mes të gjitha kombeve, me të drejtat dhe detyrimet, që buronin nga anëtarësimi në këtë organizatë.

Mirënjohje për kontributin e spikatur të Presidentit amerikan Thomas Ëoodroë Ëilson, i cili nëpërmjet planit të Tij prej 14 pikash hodhi themelet e një paqeje të barabartë në Europë, krijimin e konceptit të kombeve me të drejta të barabarta, pavarësisht madhësisë së tyre dhe vizionin për një organizatë të sigurisë kolektive si Lidhja e Kombeve.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *