Vendosni fjalën kyçe....

Milan ngec sërish, Inter fiton ndaj Napolit dhe afrohet një pikë larg nga vendi i parë


Milani ka marrë një barazim me shumë mundim ndaj Genoas mbrëmjen e sotme në Seria A, ndërsa Interi ka fituar ndaj Napolit duke iu afruar kreut të tabelës një pikë larg.

Kuq e zinjtë morën vetëm një pikë përballë Genoas ku barazuan me rezultatin 2-2. Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit me Destro i cili shënoi dhe golin e dytë.

Sulmi i Milanit është në krizë për disa ndeshje resht pasi edhe në këtë sfidë ishin mbrojtësit Calabria dhe dhe Kalulu.

Në sfidën tjetër, zikaltërit u mjaftuan me Lukaku për të fituar sfidën ndaj Napolit. Belgu shënoi nga pika e bardhë duke i dhënë skuadrës së tij 3 pikë të cilat e dërgojnë një pikë larg kreut që mbahet nga Milani.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *