Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Dhuna turp i Berishë e Metës, ruani fëmijët nga ata, Basha s’komandon dot as “Molotova” Ademin


Kryeministri Rama ka marrë sërish në mbrojtje drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, duke thënë se ai nuk largohet edhe sikur në protestë të merrnin pjesë 500 mijë persona.

Ai tha se nuk largohet dikush nëpërmjet protestave në rrugë por në bazë të asaj se çfarë është e drejtë. Po kështu kreu i qeverisë tha se ata që nxisin fëmijët që të dalin në protesta po bëjnë një akt moralisht kriminal.

“Ata që e teorizojnë nëpër televizorë e debate, e komente, këtë konvluzion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal. Moralisht kriminal. Si mundet? Çfarë i thonë këta të rinjve të Shqipërisë? Dilni dhe bëni kështu sepse kjo është rruga për të përmbysur këtë regjim. Qeveria jonë mund të ketë 1000 arsye për tu kontestuar por kjo mund të bëhet vetëm me protestë paqësore dhe votë. Asnjë qeveri nuk e ka gjithmonë të drejtën me vete. E drejta e protestës është e padiskutueshme por kjo nuk do të thotë që ata kanë gjithmonë të drejtë. Aty ndahen qeveritë demokratike dhe me ato që mund të jenë zgjedhur demokratikisht. Aty ndahet qeveria jonë me atë të mëparshme. Si mundet të vihet në diskutim, nga rruga, jo këta, sikur të ishin 500 mijë persona të iki drejtori i Policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë.” – tha Rama.

Po kështu Rama tha se policia, komuniteti, populli shqiptar e kryeqyteti janë dhunuar. Ai shtoi se SHÇBA-ja është një organ i transformuar dhe se do hetojë çdo akt të pretenduar dhune ndaj protestuesve.

“Policia ka një punë mjaft të vështirë për të qenë proporcionale. Natën e parë kur protesta degradoi në një pengmarrje nga një segment brenda saj, policia e shtetit është përdhunuar, këtu para kryeministrisë. Por e lejoi sepse ndjente peshën e keqardhjes për atë që punonjës policie bëri. Dhuna këtu është një turp i madj, një turp i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Ilir Metës çdo gjë i duket një shesh ku të bëjë përshesh. I ka dalë vetja jashtë kontrollit. Ilir Meta dhe Saliu janë bashkë, të pandarë dhe kanë objektiv si t’ia dalin asaj që s’kanë për t’ia dalë kurrë. Basha nuk kontrollont dot as molotova Ademin. Një thirrje kam për prindërit. Ruani fëmijët nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.” – shtoi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *