Vendosni fjalën kyçe....

Sulmi ndaj selisë së PS-së, Balla shkon në Shkodër: Ngjarja e porositur nga Berisha, Meta, Kryemadhi dhe Basha


Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla, së bashku me drejtuesin politik të qarkut Ilir Beqajn, kanë shkuar në Shkodër për të parë nga afër sulmin ndaj selisë së kësaj force politike gjatë protestës së sotme.

Balla akuzoi se sulmi ishte porositur nga Tirana duke vënë gishtin mbi drejtuesit e opozitës.

Nuk është vepër e shkodranëve kjo që ndodhi. Por ka një parti politikë që prej 30 vitesh është munduar që ta përdorë Shkodrën për keq dhe jo për mirë. Sulmi ndaj selisë së PS-së në Shkodër është një sulm i porositur nga Tirana dhe ka për autor Sali Berishën, Ilir Metën, Kryemadhin edhe Bashën. Ky i fundit e ka të pamundur që të ndërhyjë për mosrespektimin e këtij urdhri. Kjo seli prej nesër do të jetë gati. PS është forca më e madhe politikë në mbarë Shqiptarinë. Jemi për të denoncuar këtë skenar dhune. Monika Kryemadhi të heqë dorë nga pagesat e minorenëve dhe prindërit të ruajnë fëmijët”-deklaroi Balla.

Nga ana tjetër, Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi e ndodhur në protestë është distancuar nga sulmi që iu bë selisë së partisë socialiste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *