Një shpërthim me eksploziv ka ndodhur mbrëmjen e kaluar pas mesnatës në Shëngjin.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një objekt në ndërtim tek “Rana e Hedhun”. Për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale e ndërkohë policia po heton ngjarjen.
Objekti në ndërtim është në pronësi të 56-vjeçarit Liman Gjoka, i njëjti objekt që iu vendos tritol edhe 3 javë më parë, në datën 20 nëntor.
Për këtë policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie, pasi ka edhe pretendime nga një palë tjetër për truallin.