Vendosni fjalën kyçe....

Eksperimenti i deputetit austriak – Merr një “Coca Cola” dhe e teston live për Covid-19, testi del pozitiv (VIDEO)


Sekretari i Përgjithshëm i partisë austriake FPÖ, Michael Schnedlitz ka bërë një eksperiment të thjeshtë, i cili ka ngritur dyshime mbi vlefshmërine e testeve të shpejta për Covidin.

Ndërsa mbante një fjalim në Parlament, Schnedlitz nxori një gotë me pije freskuese “Coca-Cola”. Ai i bëri pijes një test të shpejtë dhe përgjigja doli pozitive.

Ky eksperiment i deputetit austriak dëshmon se testet masive të shpejta janë thjesht të pavlefshme. Ai akuzoi qeverinë se po shpërdoron miliona euro të taksapaguesve për t’u shërbyer kompanive farmaceutike.

“Kjo qeveri harxhon dhjetëra miliona para nga taksat për teste të tilla. Në parim, kjo është një rishpërndarje e pastër, masive e parave të taksapaguesve në drejtim të industrisë farmaceutike”.- deklaroi Schnedlitz, citon ots.at. Ai kërkoi nga ministri i Shëndetësisë, që të jepte dorëheqjen.

Austria vetëm një javë më parë vendosi të nisë testimin masiv të popullsisë ndaj COVID-19 me teste të shpejta, si një masë shtesë përpara festave./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *