Vendosni fjalën kyçe....

Spitali i Traumës jep informacion për efektivin e plagosur: Rrezikon shikimin, plaga e shkaktuar ndoshta me xham


Spitali i Traumës ka dhënë detaje mbi një efektiv policie të plagosur gjatë tensioneve në protestën e sotme për vrasjen e Klodian Rashës.

Një mjeke nga ky spital thotë se polici ka pësuar traumë okulare, ku dyshohet se është shkaktuar me xham dhe ka prekur pjesë delikate për shikimin.

Mjekja shtoi se paraprakisht do kryhet një operacion sipas protokolleve por më vonë do kërkojë edhe një operacion tjetër.

Momentalisht do bëjmë të pamundurën sipas protokollit për të bërë përpunimin e plagës. Më pas pacienti do kërkojë një ndërhyrje më të specvializuar për rikuperimin e shikimit. Si të gjithë të sëmurët me traumë okulare, lidhet dhe me një shok të përgjithshëm psikologjik, nuk komunikon mirë, pritet anestezia e përgjithshme.

Do të bëjmë të pamundurën, si një traumë okulare, ndoshta me xham, ka prekur pjesë delikate për pamjen, ndikon tek pamja. Do bëjmë operacionin e parë sipas protokolleve, në vijimësi duhet një operacion tjetër, syri ka thuajse zbrazje totale”- tha mjekja.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *